29 Shtator, 2017 - 5:18 pm
Festivali i Filmit Ndёrkombёtar “Hyjnesha në Fron” i cili këtë vit shënon edicionin jubilar të tij, do të nisë nesër, shkruan KultPlus.
Festivali do të mbahet përgjatë datave 30 shtator deri më 4 tetor.
Ceremonia e hapjes së këtij festivali fillon në orën 19:30 në Stacionin Hekurudhor në Fushë Kosovë ku do të ketë mysafirë nga vende të ndryshme të botës.
Hyjnesha nё fron (Hn’F) ёshtё njё ndёr ngjarjet mё tё shёnuara dhe mё karakteristike nga fusha e kinematografisё nё Kosovё. Edhe kёtё vit do tё mbledh artistё dhe regjisorё nga vendet e ndryshme tё botёs, nga shumё shtete anembanё duke u bёrё pjesё e kёtij eventi tё rёndёsishёm kulturor nё Kosovё dhe mё gjerё. / KultPlus.com