23 Tetor, 2018 - 7:35 pm
Me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Tiranë, regjisori fitues i çmimit Peabody, Nathaniel Hansen po u mëson studentëve të gazetarisë teknika të reja vizuale, shkruan KultPlus.
Këto teknika do i ndihmojnë studentët që ata të shprehin idetë e tyre nëpërmjet pamjeve domethënëse. Gjithë kjo po realizohet në kuadër të “Laboratorit të Rrëfimit të Historive Vizuale” në Shkodër.
Laboratori është pjesë e projektit të Balkan’s Gate, i cili mbledh së bashku të rinj për të bashkëpunuar në projekte kinematografike. Dokumentarët e përgatitur nga studentët do të shfaqen nesër në kinemanë Millenium në Shkodër, në orën 19:00. / KultPlus.com