9 Mars, 2018 - 1:00 pm
Vëllezërit Jules dhe Gedeon Naudet sjellin dokumentar për sulmet e 13 shtatorit, në Francë.
Vëllezërit Naudet, të cilët kanë realizuar dokumentar për 11 shtatorin, rrëzimin e kullave binjake në New York, do të rikthen për të sjellë një dokumentar mbi sulmin në Francë që ndodhi më 13 shtator në vitin 2015.
Filmi do të lansohet në platformën online të filmave – Netflix, shkrun KultPlus.
Personat të cilët kanë përjetuar sulmet e 13 shtatorit në Francë, që lanë 130 të vdekur dhe 413 të plagosur, tashmë janë të gatshëm që të flasin. Netflix ka lidhur partneritet me vëllezërit Jules dhe Gedeon Naudet dhe do të publikojnë tri episode të dokumentarit “13 Novembre: Fluctuat Nec Mergitur”, nga mesi i këtij viti.
Në dokumentar do të dëgjohen historitë e 20-të dëshmitarëve: të mbijetuarve të sulmit, atyre që kanë qenë afër vendeve të sulmit, zjarrfikësve, policëve dhe të tjerëve. Vëllezërit Naudet gjithashtu kanë intervistuar edhe disa politikanë, duke përfshirë edhe kryetaren e Komunës së Parisit, Anne Hidalgo dhe ish-Presidentin e Francës, François Hollande.
“Nuk është as një hetim dhe as raportim. Ne do të përdorim sa më pak imazhe të asaj nate. Ne luftojmë kundër sensacionales. Kjo është një histori e cila tregon virtytet më të larta të njerëzve, flet për mënyrën se si në rimarrim veten”, kanë theksuar ata. Ata kanë treguar se platforma Netflix ka qenë më e përshtatshmja pasi që publiku do të ketë mundësi që të marrë kohën që i duhet, gjatë shikimit të dokumentarit.
“Natën e 13 shtatorit, një komb i tërë është sulmuar. Çdokush është prekur nga kjo ngjarje. Është e rëndësishme të flasim për të. Njerëzit të cilët i kemi intervistuar kanë pasur fjalë mjaftë të mençura dhe shpresëdhënëse për të thënë”, kanë treguar dy vëllezërit regjisorë. / KultPlus.com