Netflix humbi afro një milion abonentë

20 Korrik, 2022 - 10:00 am

Pasi shijoi një periudhë të gjatë kohore si ‘mbreti i transmetimit’, Netflix po përballet më një luftë të ashpër për ta mbajtur kurorën.

Netflix humbi afro një milion abonentë midis prillit dhe korrikut.

Çfarë mund të ketë ndaluar rënien e mëtejshme të abonimeve?

Sezoni i ri i dramës së njohur “Stranger Things” mund të ketë qenë një sukses dhe mund të ketë ndaluar rënien e klientëve të Netflix.

Kompania raportoi humbjen e parë të abonentëve që nga viti 2011 në prill, lajm pas të cilit u reduktua edhe numri i punëtorëve të Netflix.

Është një ndryshim i fortë për Netflix-in, i cili gëzoi vite rritjeje të pandalshme.

Kompania po përballet gjithashtu me konkurrencë të ashpër nga Apple TV, HBO, Max, Amazon Prime dhe Disney+.

“Humbja e abonentëve të Netflix pritej, por mbetet pikë e dhimbshme për një kompani që varet tërësisht nga të ardhurat e abonimit nga konsumatorët”, ka thënë analisti Ross Benes.

Kompania ka njoftuar se do të nisë me reklama – një mënyrë ndoshta do t’ia rritë të ardhurat./ KultPlus.com

Të ngjajshme