1 Tetor, 2018 - 2:36 pm
Pas sukseseve me filmin “Babai” i cili fitoi në Festivalin e Karlovy Varyt për regjinë më të mirë, skenaristi dhe regjisori Visar Morina sjell projektin më të ri kinematografik “Exile”, skenari i të cilit është shpërblyer me çmimin prestigjioz gjerman “Lola’s Gold”, shkruan KultPlus.
Filmi rrëfen tregimin e Xhaferit, një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhytë atë në krizë të identitetit.
“Exile” është bashkëprodhim në mes të Komplizen Film Gjermani, Ikonë Studio Kosovë dhe Frakas nga Belgjika i financuar nga: Minister of State for Culture and Media, Film- und Medienstiftung NRW, German Federal Film Fund, Belgium Film Tax Shelter, Medienboard Berlin Brandenburg, Qendra Kinematografike e Kosovës, Eurimages, German Federal Film Board.
Film “Exile” sjell një kastë briliante të aktorëve sikur Sanrda Hüller e njohur për rolin e sajë në filmin “Toni Erdmann”, Mišel Matičević, ndërsa në film do të paraqiten aktorët shiptar Astrit Kabashi, Valentina Dubovci, Flonja Kodheli, Getuart Hajrizaj, Ameli Kabashi.
Xhirimet e filmit përfundojnë në fund të muajit tetor ndërsa filmi pritet të jetë i gatshëm në mes të vitit të ardhshëm. / KultPlus.com