Nga sot filmi “Dy gisht mjaltë” edhe në Amerikë

6 Dhjetor, 2019 - 10:09 pm

Çifti njohur, Ermal Mamaqi dhe Armanda Toska, kanë udhëtuar në Amerikë me punë. Ata kanë arritur marrëveshje për transmetimin e filmit “Dy gisht mjaltë” në rrjetin e kinemave amerikane për të gjithë shqiptarët.

Këtë e ka bërë të ditur Ermali përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

“2Gisht Mjaltë. E bleve biletën? …. nga 6 dhjetor çdo ditë në Kinema”, ka shkruar Ermal Mamaqi në Instagram.

Ermali poashtu ka njoftuar  se për 10 ditë filmi do të shfaqet në keto vende: “New York” Vendi: Jamaica Multiplex, Cinema (Adresa 159-02 Jamaica Ave, Jamaica, NY 11423, United States) Në “Boston” Vendi: Showcase Cinemas, Worcester (Adresa: 135 Brooks St, Worcester, MA 01606, United States).

“Dy gisht mjaltë” është shkruar nga Ermal Mamaqi dhe Besnik Mustafaj, ndërsa regjisor i filmit është regjisori turk, Emir Khalilzadeh.

Në këtë film luajnë moderatori i njohur, Ermal Mamaqi dhe këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Elvana Gjata.

Në role të tjera të këtij filmi do të jenë edhe aktorë të njohur si: Koço Devole, Marjana Kondi, Bujar Asqeriu, Natasha Sela, Olta Daku, Ervin Doko, Ervin Bejleri, Eglein Laknori, Blerim Destani etj.

Ermal Mamaqi në një intervistë  kishte zbuluar se ky projekt ka kushtuar 250 mijë euro./ KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/B5sqLFVBBnU/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again

Të ngjajshme