12 Korrik, 2019 - 5:30 pm
Filmi “Unë dhe Millosheviqi” i përket zhanrit dramë – komedi dhe do të realizohet nga regjisori Arben Kastrati, shkruan KultPlus.
Filmi është bashkëprodhim mes Kosovës dhe Francës, kurse xhirimet e filmit fillojnë në shtator të këtij viti.
Rolet kryesore të këtij filmi janë zgjedhr, ndër ta do të luaj edhe aktori i famshëm francez Gerard Depardieu
Si pjesë e kastit është edhe aktorja francezë Nathalie Boyer. Ajo do të sjellë rolin e një gazetareje, profesioni i së cilës është mjaft i vështirë në rrethana normale por që bëhet edhe më i vështirë gjatë raportimit në luftë. Ky rol e bëri për veti aktoren në momentin e parë që ajo e lexoi skenarin dhe u bë arsyeja që Boyer të vijë në Kosovë dhe të qëndrojë për një kohë këtu për xhirime.
Ndërsa për rolet tjera është hapur audicion.
Drejtori i kastingut ka dërguar këtë njoftim te ne
Për rolet dytësore dhe të tjera:
Kërkohen aktore dhe aktorë nga mosha 18 – 75 vjeç. Ju lutemi që CV-të tuaja me fotografi, përfshi: moshën, gjatësinë, ngjyrën e flokëve dhe ngjyrën e syve, t’i dërgoni në adresën elektronike: [email protected]
Kërkohen tre fëmijë (dy vajza dhe një djalë) nga mosha 8 – 18 vjeç. Ju lutemi që fotografive të fëmijëve t’ju bashkangjisni dhe një përshkrim të shkurtër, që përfshinë: moshën, gjatësinë, ngjyrën e flokëve dhe ngjyrën e syve, dhe informacionet t’i dërgoni në adresën elektronike: unedhemillosheviqi@hotmail.com
KultPlus.com