6 Janar, 2024 - 9:06 pm
Nën regjinë e Ben Apollonit ka filluar të xhirohet filmi më i ri “Buka dhe Turpi”, i cili bazohet në romanin “Kësukuqja përrallë për të rritur” të autorit Ag Apolloni, shkruan KultPlus.
Aktorët të cilët luajnë në këtë film janë: Kumrije Hoxha, Astrit Kabashi, Aurita Agushi dhe Fatlume Bunjaku.
Skenarist i filmit është Ag Apolloni. Ndërsa producente është Adelinë Halitjaha dhe drejtor fotografie Kushtrim Terrnava.
Xhirimet e filmit të shkurtër “Buka dhe turpi” që kanë filluar sot janë subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës./KultPlus.com