31 Janar, 2021 - 11:18 pm
Film “One Night in Miami” përshkruan takimin fiksional të Muhammad Ali-së, Malcolm X-it, Sam Cooke-it dhe Jim Brown-it në një natë të 25 shkurtit më 1964, përderisa diskutojnë për çështjet e kohës së tyre.
Kjo ishte nata kur 22-vjeçari, Cassius Clay – që më vonë e ndërroi emrin në Muhammad Ali – u bë pjesë e botës së boksit me shpalljen kampion i TKO të peshave të rënda Sonny Liston.
I përshtatur nga Kemp Powers nga vetë aktrimi i tij, “One Night in Miami” paraqet katër figurat e mirënjohura përderisa diskutojnë për pabarazitë racore dhe mënyrat për ta përdorur famën e tyre për t’i dhënë fund ndarjes në jug.
Mëngjesin e së nesërmes ata e nisën të vendosur për ta shndërruar botën në një vend më të mirë. Pa mjetet e sotme që na ndihmojnë të shpërndajmë informata – si interneti, mediat sociale dhe telefonat mobilë – biseda ishte një pikë edhe më e rëndësishme e fillimit, ka thënë ekipi i filmit.
Leslie Odom Jr., që portretizon Cookein, përmend reagimin që ka pasur ndaj skenarit të August Wilsonit.
“Shumica e ndeshjeve të tij janë zhvilluar në kohën kur nëpër shtëpi nuk ekzistonin televizorët”, thekson Odom. “Dhe çfarë kanë bërë njerëzit? Ata kanë folur. Kanë folur me njëri-tjetrin”.
Ndryshimi i mendimit përfshinte të paraqiteshit ashtu se po u përmbaheshit bindjeve tuaja, ka shtuar Aldis Hodge, që portretizon futbollistin dhe aktorin Brown.
“U është dashur që në fakt të punojnë më shumë që t’u përmbahen bisedave në mënyrë që t’i përfaqësojnë si duhet”, ka shpjeguar Hodge. “Nuk kanë mundur thjesht ta publikojnë në Twitter apo Instagram. Dhe, të gjithë e kuptojnë që kjo është ajo që doni të thoni. Duhet t’i mbani fjalët e dhëna, t’u qëndroni prapa atyre. Dhe ata të gjithë e zbatuan këtë”.
Kjo është pjesë e secilit burrë, beson Eli Goree, që e luan rolin e Clayt.
“Mendoj se kjo pjesë i bëri këta burra kaq të rëndësishëm për atë kohë, për shkak se platforma ka pasur shumë kuptim për arsye se jo të gjithë kanë pasur një të tillë. Dhe sidomos njerëzit nga komuniteti ynë nuk kanë pasur platformë. Kështu që, këta burra e kanë pasur mundësinë që të thonë gjëra, të cilat do t’i dëgjojë e gjithë bota”, ka thënë Goree.
Më regji të Regina King-ut, “One Night in Miami” tashmë është duke u transmetuar në Amazon Prime./ KultPlus.com