1 Qershor, 2021 - 9:58 am
Bekim Fehmiu paraqet personalitet që zakonisht një populli mund t’i ndodhë vetëm një herë gjatë një shekulli, e pastaj të vazhdoj të jetojë për shumë shekuj.
Ai madje pat refuzuar të ndryshonte emrin e tij për dhjetëra miliona dollarë nga një shtëpi e njohur producente italiane filmash, e cila kërkoi që talentin e tij ta paraqes si talent italian. I vetmi nga e gjithë Evropa Lindore, ai luajti në shumë filma amerikanë e evropianë me shumë yje botërore.
Bekim Fehmiu kishte një personalitet unik, por zotësia e tij artistike ishte e tillë që ai të mund të luante dy personazhet e pazgjedhur. Në pyetjen: Çfarë korrelacioni mendoni se keni me personazhet Cagliostro dhe Balsamo, ai u përgjigj: Ne të gjithë mbajmë maska të ndryshme për arsye të ndryshme. Ne mbajmë disa maska, sepse ato përfaqësojnë vërtet atë që duam të jemi. Të tjerët, ne i veshim ato, sepse nuk kemi guximin të përballemi me atë që është me të vërtetë poshtë ose sepse je ajo që dikush tjetër do të kishte nevojë që ne të jemi.
Përveç zotësisë së tij, Bekimi ishte edhe shumë i saktë dhe i disiplinuar, kur merrte ndonjë rol qoftë ai kryesor apo edhe dytësor, ai duhet ta perfeksiononte atë deri në përsosshmëri.
Bekimi ishte i përkushtuar në punë. Ai aty garonte me të gjithë por dhe me veten e tij. Kur duhej të luaj në film tek burri i artistes Michel Morgann, atëherë një muaj mësoi intensivisht gjuhën frënge. Por projekti dështoj. Për filmin ” Aventurierët” duhej të mësoj të luaj golf, sport i rëndë dhe i rrezikshëm.
Ishte aq i qëndrueshëm, por edhe mbahej për gjërat që për të ishin thelbësore. Kur e thirri Dino de Laurentis për filmin “Odiseu”, regjisori Francesco Rossi ishte kundër zgjedhjes së tij.
U shpreh: Nuk vie në konsideratë. Është i ri.
E Dino e ndërpreu dhe ia ktheu: Perënditë përherë janë të ri.
Bekim Fehmiu u përket aktorëve të rrallë vendorë që shijuan famën botërore. / KultPlus.com