6 Shkurt, 2018 - 12:00 pm
Skenaristi dhe regjisori Erion Kame, tashmë ka nisur përgatitjet për realizimin e filmit të metrazhit të gjatë “Një jetë me ty”. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë regjisori i cili tashmë ka filluar që të pranoj aplikacionet nga aktorë të ndryshëm të cilët dëshirojnë që të bëhen pjesë e projektit të tij, shkruan KultPlus.
Regjisori ka njoftuar se të interesuarit mund t’i shkruajnë në Facebook në inbox por gjithashtu edhe përmes aplikacionit online që ka hapur në faqen Black Box Film. https://www.facebook.com/events/146295849503796/
“Të gjitha femrat nga mosha 20 deri në 28 vjeç janë të ftuar të dërgojnë të dhënat në inbox. Duke përfshirë: emrin, mbiemrin, moshën, përvojat e punës së mëparshme, si dhe një foto të plotë”, ka shënuar ai në njoftim. Tutje regjisori Kame ka treguar se kohëzgjatja për fazën e parë të këtij audicioni është nga 3 Shkurti deri më 8 Shkurt, duke i lënë vend fazës së dytë në kinoprovën që filmi do të mbaj më 8 dhe 9 shkurt. Më tej ai ka lënë edhe numrin kontaktues, 069 32 88595 në qoftë se të interesuarit do të kenë nevojë për më shumë informata mbi aplikimin./ KultPlus.com