Norvegjia prezanton listën e ngushtë për Oscars, në garë edhe filmi i Izer Aliut

29 Gusht, 2017 - 10:17 pm

Norvegjia ka publikuar tre filmat të cilët janë në garë nga ky shtet për Oscars të këtij viti. Ndër këta filma është edhe filmi “Hunting Flies”, i regjisorit shqiptar Izer Aliu, shkruan KultPlus.

Lista është publikuar nga Qendra e Kinematografisë së Norvegjisë, aty ku janë publikuar edhe dy filmat e tjerë që janë në garë me filmin e shqiptarit Aliu, siç janë: “Thelma” me regji të Joachim Trier dhe “Jorunn” nga Myklebust Syversens. Këta janë kandidatët për Oscars së këtij viti, ku njëri nga ta do ta përfaqësoj Norvegjinë.

Rikujtojmë se Izer Aliu, së fundi fitoi çmimin si regjisori më i mirë në ceremoninë e Amandas Awards në Norvegji ndërsa tashmë është në përgatitje të filmit tjetër të ri me një kastë aktorësh nga Kosova dhe jo vetëm./KultPlus.com

Të ngjajshme