11 Prill, 2021 - 3:59 pm
”Udha e shkronjave”, filmi artistik shqiptar që ka lënë gjurmë të mëdha në kinematografinë shqiptare, është prodhim i vitit 1978 nga stafi i radio televizioni shqiptar, R.T.V SH, shkruan KultPlus.
Filmi është prodhuar sipas skenarit të tregimit të Dhimitër Shuteriqit, ” Buka dhe thika”.
Filmi trajton një temë të mjaft delikate. Mësues Dhaskal Todri, një patriot, i cili kishte ardhur nga jashtë shtetit, kishte lënë gjithë pasurinë e tij për të sjellë në Shqiperi nje ngarkesë me shkronja tunxhi dhe krijimin e shtypshkronjës së parë. Me kthimin e tij në atdhe, armiqtë e tij nuk ishin të kënaqur. Karvanxhiu i thjeshtë që e shoqëronte ngarkesën nuk arrin ta kuptojë dot patriotin, se përse kishte kaq shumë vlerë e gjithë kjo. Mësues Todri nuk pati mundësinë të arrijë në vendlindje pasi armiqtë e gjuhës shqipe e vrasin mësuesin patriot.
Në film intepretojnë aktorët: Sandër Prosi, Bujar Lako, Ndrekë Luca, Agim Qirjaqi, Vangjo Grabocka, Muhamet Sherri, Luftar Pajo etj.
Në vijim, KultPlus ju sjell këngën e famshme që është pjesë e këtij filmi, ”Kënga e Trimave”. / KultPlus.com