8 Janar, 2018 - 11:20 am
Në ceremoninë e ndarjeve të çmimeve të Golden Globe 2018, aktorja Oprah Winfrey u bë gruaja e parë me ngjyrë që mori çmimin Cecil B DeMille, përcjellë KultPlus.
Aktorja Reese Witherspoon e prezantoi më shumë nderime ikonën 63-vjeçare, duke u hedhur në përqafim drejt Winfrey dhe duke thënë se sa ka mësuar nga ajo. Fjalimi emocionues i Winfrey përfshiu tema nga racizmi deri në kampanjën e #MeToo dhe madje ngjalli brohoritje të vazhdueshme gjatë fjalimit të saj.
“Faleminderit, Reese. Në vitin 1964 isha një vajzë e vogël ulur në katin poshtë shtëpisë së nënës sime në Milwaukee duke shikuar Anne Bancroft-in derisa prezantonte Oskarin për aktorin më të mirë në Academy Award 36. Fituesi ishte Sidney Poitier. Derisa në skenë erdhi njeriu më elegante që kisha parë ndonjëherë, kravata e tij ishte e bardhë, lëkura e tij ishte e zezë dhe ai po festonte, nuk kisha parë kurrë një njeri me ngjyrë për të cilin festohej si në atë rast. Unë u përpoqa shumë e shumë herë për të shpjeguar se çfarë do të thoshe kjo për një vajzë të vogël, një fëmijë që po shikonte nga një karrige e varfër, kur nëna ime erdhi e lodhur nga pastrimi i shtëpive të njerëzve të tjerë. Por gjithçka që mund të bëj është të citoj dhe të them se shpjegimi në paraqitjen e Sidney në Lilies of the Field: “Amen, amen, amen, amen”, ka thënë aktorja Winfrey gjatë ceremonisë.
Tutje një nga fjalitë më të fuqishme të Oprah-së erdhi në momentin e fundit të fjalimit të saj, kur ajo përcolli një mesazh shprese duke thirrur për unitet.
“Dua që të gjitha vajzat që janë duke na shikuar, ta dinë se një ditë e re është në horizont. Dhe kur dita e re më në fund do të fillojë, kjo do të jetë për shkak të shumë grave të mrekullueshme, shumë prej të cilëve janë të këtu në këtë dhomë sonte, dhe disa burra mjaft fenomenalë, që luftojnë shumë për të na siguruar që ata janë liderët të cilët mund të na dërgojnë në një kohë ku më askush s’ka nevojë të thotë “me too” përsëri ” , ishin fjalët e fundit të aktores./ KultPlus.com