9 Gusht, 2019 - 2:00 pm
Aleanca Franceze e Prishtinës, Kino ARMATA dhe Termokiss organizojnë së bashku edicionin e parë të festivalit “Kino n’shehër” nga data 13 deri më 29 gusht 2019, me mbështetjen e Ambasadës së Francës në Kosovë, Komunës së Prishtinës, dhe IF Cinéma.
“Kino n’shehër” është një festival i filmave francezë në qiell të hapur që fton banorët e Prishtinës të kalojnë mbrëmje të këndshme vere duke i shikuar ata. Gjatë këtyre ditëve do të prezantohen 14 filma të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër me tema të natyrës dhe rinisë. Filmat do të shfaqen në Termokiss Garden dhe sheshin Zahir Pajaziti. Hyrja do të jetë falas dhe e hapur për të gjithë. Të gjithë filmat janë në versionin origjinal, me titra anglisht, thuhet në komunikatën e lëshuar për media nga Ambasada Franceze në Prishtinë. Më poshtë e gjeni edhe programin sipas datave të caktuara.
Programi:
13 gusht / 20:00 / Kino ARMATA (te sheshi)
Les pieds verts (4’) nga Elsa Duhamel
L’arbre (100’) nga Julie Bertuccelli
15 gusht / 20:00 / Termokiss
Tant de forêts (3’) nga Burcu Sankur dhe Geoffrey Godet
L’éveil de la permaculture (82’) nga Adrien Bellay
20 gusht / 20:00 / Kino ARMATA (te sheshi)
Mustapha et la clématite (3’) nga Marie-Jo Long et Sabine Allard
L’amour existe (21’) nga Maurice Pialat
Rentrée des classes (24’) nga Jacques Rozier
Petite lumière (15’) nga Alain Gomis
22 gusht / 20:00 / Termokiss
Souvenir de bord de mer (26’) nga Alice Marsal
Récréations (54’) nga Claire Simon
27 gusht / 20:00 / Kino ARMATA (te sheshi)
Pinchaque le tapir columbien (5’) nga Caroline Attia Larivière
L’été de Giacomo (78’) nga Alessandro Comodin
29 gusht / 20:00 / Termokiss
The Race (14’) nga Michaël Le Meur
An 27 (27’) nga Wabinlé Nabié.