8 Gusht, 2018 - 11:15 pm
Çmimi më prestigjioz i filmave, “Oskar”, tashmë do të ndahet edhe për një kategori tjetër të filmave, atë të filmave të popullarizuar.
Po ashtu, ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zgjasë më shkurt se herëve të tjera, vetëm tri orë, dhe më 2020 do të mbahet më herët sesa ishte e planifikuar.
John Bailey, presidenti i rizgjedhur i Akademisë së Kinematografisë, Arteve dhe Shkencave, u tha anëtarëve përmes një e-mail-i, të mërkurën, se Bordi i Guvernatorëve i miratoi tri ndryshime të mëdha të kësaj ceremonie.
Shikueshmëria për edicionin e 90-të të ndarjes së këtyre çmimeve ra dukshëm në 26.5 milionë shikues, 19% më pak se vitin e kaluar.
Që nga viti 2008, kjo është hera e parë që ceremonia e Oskar pati më pak se 30 milionë shikues.
Gjithashtu, ajo zgjati gati 4 orë dhe ishte më e gjata në më shumë se një dekadë.
Më 2019, Oskarët do të ndahen më 24 shkurt ndërsa më 2020 më 9 shkurt./KultPlus.com