Partizanët që pushtonin radiot – Libri për Todo Bojdanin, u bë zëri i Radio Tiranës

20 Prill, 2023 - 9:20 pm

Partizani që të gjithë e njohim nëpërmjet filmit Radiostacioni ka fshehur nga pas një personazh si Todo Bojdani.

I lënë në hije figura e tij u soll në vëmendje me botimin e librit monogrfik për partizanin që u rrëmbeu gjermanëve Radio-Korçën dhe partizanin që mori në dorëzim Radio Tiranën në nëntor 1944.

Libri është një punë 4-vjeçare e autorëve Albert Z. ZHOLI dhe Sulejman Basha.

Todo Bojani ishte i riu drenovar i viteve ’20,. Më pas kjo monografi na njeh nxënësin e vogël që shkonte në shkollë nëpër shi e dëborë, që jetonte me përrallat e rrëfimet e gjyshit të urtë; të riun që u radhit në përbërje të grupit komunist të Korçës në vitin 1936, dhe që me profesionin e radiondërlidhësit, u bë zëri i luftës partizane, zëri i Radio Tiranës.

Ai ishte bërë punonjës i Radio-Tiranës, një nga institucionet më të rëndësishme të asaj kohe, që në vitin 1939. Ne vitin 1943, caktohet shef teknik i Radio-Korçës.

Në datën 9 shtator 1943 Todoja propozon dhe ideon aksionin për marrjen e Radio-Korçës dhe, në datën 10 shtator drejton një nga aksionet më të zgjuara, atë të rrëmbimit të radiostacionit të Korçës./TopChannel/ KultPlus.com

Të ngjajshme