Pas aprovimit të draft-ligjit të ri për kinematografi, reagon shoqata e artistëve të filmit ‘Pro Arte’

19 Dhjetor, 2022 - 9:47 pm


Qeveria e Kosovës ka aprovuar Draft-ligjin e ri për kinematografi. Për këtë ka reaguar shoqata PRO ARTe dhe për të, draft-ligji që do të procedohet në Kuvend, është jo-profesional, me tendenca qe te shërbej si instrument monopoli për një klan te caktuar, kundër interesave të përgjithshme të kinematografisë së vendit dhe shumëfish degradues në krahasim me ligjin aktual për kinematografi, përcjell KultPlus.

Më poshë gjeni kërkesën e tyre drejtuar legjislativit të Kosovës:

Për

1. Kryetarin e Kuvendit të Kosovës 

2. Komisionin parlamentar për Arsimim, Shkencë, Teknologji, Inovacion e Kulturë.

3. Grupin parlamentar te Lëvizjes së Vetëvendosjes, zonja Mimoza Kusari

4. Grupin parlamentar te Lidhjes Demokratike të Kosovës, zotit Arben Gashi

5. Grupin parlamentar te Partisë Demokratike të Kosovës, zotit Abelard Tahiri

6. Grupin parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, zoti Besnik Tahiri

7. Grupin Parlamentar Multietnik, zoti  Enis Kervan

KERKESE

Shumë të nderuara zonja e zotërinj parlamentar të Republikës së Kosovës,

Jemi dëshmitar se kohët e fundit ka qarkulluar në qarqe tëmbyllura një i ashtuquajtur ‘draft ligj për kinematografi’. Po themi i ‘ashtuquajtur’, meqenëse kjo lloj amalgame qe pretendon të shndërrohet në ligj, s’është gjë tjetër përpos njërrëmuje tautologjike e termeve kinematografike dhe juridike, një përpjekje për të përkufizuar këto terme me një padije te pashembullt dhe me naivitet gati qesharak. Për të qenë edhe më keq, këtë të ‘ashtuquajtur draft-ligj’ për kinematografi tani sipas njoftimit të Ministrit të Kulturës, e ka miratuar Qeveria dhe tani do të procedohet tutje për miratim në Kuvend.

Me shpresë se realiteti ynë kaotik politik ende nuk ka ardhur ne atë piken kritike që të aprovoj në emër të një ligji, grumbuj tremesh te pakuptimta qe rrënojnë ne tërësi një veprimtari te cilën Ministria e Kulturës pretendon ta shpalle ‘interes te veçantë’, Shoqata e artistëve të filmit PRO ARTE , si subjekti më i madhe i kineastëve aktiv të Kosovës, do të përpiqet që shkurtazi të shpjegoj problemet bazike dhe tendencat e papranueshme të këtij dokumenti.

I ashtuquajturi ‘draft-ligj për kinematografi’ i hartuar dhe i hedhur fshehurazi në diskutim publik duke injoruar dhe anashkaluar dy shoqatat e krijuesve te filmit në Kosovë, më shumë i ngjason një fletërrufeje partizane që për qellim ka shkatërrimin e plotë të zhvillimeve të kinematografisë dhe tëinstitucionit qendror publik (Qendrën Kinematografike tëKosovës), institucion i cili për gati njëzet vjet ka qenë bartës i krijimit te kinematografisë në Kosovë. 

Duke u shërbyer me terminologji krejt jo-profesionale, të pasaktë dhe kontradiktore, ky ‘draft-ligj’ konfrontohet qysh nëtitull duke emëruar dokumentin si ‘Ligji për Kinematografi’, por i cili menjëherë në termat e pastajme kinematografisë i referohet si film apo veprimtari filmike. Fjala, apo nocionikinematografi (cinematography) vjen nga greqishtja e vjetërqe do te thotë “shkrim me pamje në lëvizje” e qe në përdorim profesional nënkupton veprën kinematografike. Kurse fjalafilm, vjen nga fjala e vjetër anglo-saksone qe do te thotë membranë e tejdukshme dhe në terminologjinë praktikepërdoret si sinonim i materialit bazë për xhirim të fotografisë. Të përziesh këto dy nocione elementare, do të thotë sikur tëngatërrosh një strukturë të komplikuar arkitekturore, me fjalën e materialit ndërtuese – tullë, për shembull. E morëm këtëshembull banal për të shpjeguar pakuptimsitë e termeve përmbajtjesore dhe juridike te këtij draft-ligji i cili pretendon qe te krijoj mundësi ligjore për instrumentalizimin e Qendrës Kinematografike dhe të defaktorizoj zhvillimet kinematografike në përgjithësi.

Ky draft ligj, për komunitetin e kineastëve të Kosovës,  është i papranueshëm dhe i dëmshëm për shumë arsye, por ne po listojmë vetëm disa me frapantet qe përshkojnë këtë dokument:

2.

1. Draft-ligji pretendon të shpallë kinematografinë ‘interes tëveçantë’ me qellim te rritjes se buxhetit për qëllime krejt jo-te sinqerta dhe jo profesionale, jo për krijimin dhe zhvillimin e kinematografisë, por për qëllime të krijimit edhe të një burimi alternativ të buxhetit publik i cili pastaj do të zhvatej nga klanet e interesit, të cilat tashmë janëpozicionuar rreth MKRS-së dhe Ministrit të Kulturës.

2. Draft-ligji pretendon të përkufizoj veprën kinematografike vendore si ‘vepër ku regjisori ose producenti është kosovar si dhe kapitali vendor është i  rëndësisë së madhe’, e që sipas dispozitave të ligjeve evropiane përkufizohet krejt ndryshe:  ‘Origjinën e filmit e përcakton shteti i veprimtarisë së shtëpisë filmike me kapitalin mbi 50%, si dhe me krijuesit kryesore te veprës kinematografike te cilët janë: skenaristi, regjisori, producenti, montazhieri dhe kompozitori.  (fundi i citatit). Çdo vepër kinematografike qe nuk  e ka të paktën gjysmën e buxhetit dhe krijuesit kyç te veprës si autor vendas, kalon ne bashkëprodhim tëjashtëm e cila kategori ka kritere e rregulla tjera. Relativizimi i përkufizimit te filmit vendor si ‘kapital i rëndësisë së madhe’, krijon mundësin e manipulimit me subvencione duke konsideruar si film vendor çdo projekt të huajin në të cilin mund të jetë i angazhuar ndonjë producentapo punëtor i filmit nga Kosova. Në këtë mënyrë, do te krijohej mundësia qe ne bashkëveprim me grupe të huaja tëinteresit, të vidhet e përvetësohet buxheti i Kosovës, siç ishte rasti i konkursit të fundit të QKK-së, një skandal i vërtet ku nga tetë projekte fituese të kategorisë kryesore të filmit të metrazhit të gjatë vendor apo me bashkëprodhim, pesë projekte dhe shumica e buxhetit u janë ndarë firmave të huaja me regjisor e skenarist me shtetësi te huaj dhe vetëm tri projekte janë ndarë për kineastët me shtetësi kosovare. Nëse kjo praktikë e kundërligjshme që tashme ka filluar te zbatohet nga Qendra Kinematografike e Kosovës, do të legalizohet me Ligjin e ri për kinematografi, atëherë shtrohet pyetja, pse te mos subvencionohet edhe bujqësia e Serbisë, sektori i energjisë se Gjermanisë, apo mbrojtja e kafshëve te egra ne Afrike?! Kjo praktikë zhvatëse të cilën tashmë po e praktikon QKK dhe MKRS-ja  dhe po përpiqet edhe ta përligj me norma juridike, vërtet është e pa presedan!

3. Draft-ligji në fjalë, në vend se ta shndërroj ne institucion plotësisht te pavarur Qendrën Kinematografike te Kosovës (ashtu siç janë ne gjithë Evropën Qendrat, apo Fondet e Kinematografisë)), draft-ligji e bene te kundërtën. E centralizon dhe shtetëzon Qendrën Kinematografike tëKosovës. E zhvesh nga atributet dhe rregullimi ligjor. Të zhveshësh nga normat ligjore dhe atributet funksionale autoritetin qendror publik të kinematografisë – Qendrën Kinematografike te Kosovës, të eliminosh Këshillim Drejtues (model i marr nga shtetet evropiane për udhëheqjen e te gjitha institucioneve publike) e ta zëvendësosh atë me një ‘Këshill Artistik’ pa kurrfarë kompetencash e përgjegjësie (praktike e kohës së Titos), metë vetmin qëllim djallëzor, për të eliminuar mundësinë e përfaqësimit të kineastëve  të pavarur ne vendimmarrjen e QKK-së;  te eliminosh procedurat e përzgjedhjes sëprojekteve, normat ligjore për emërimin e jurive profesionale, normat ligjore për përzgjedhjen e projekteve, normat ligjore për ecurinë e realizimit të projekteve, normat ligjore që përcaktojnë pronësinë e projekteve në të cilat shteti është bashkë-pronar dhe bashkë financues (e jo donator i buxhetit), të eliminosh normat e konfliktit tëinteresit, normat dhe obligimet e llogaridhënies për paranë publike dhe të ngjashme, vërtet është guxim politik autoritar, apo padije qe buron nga epshi i pakontrolluar isharlatanëve arrogant për tu pasuruar në mënyrë manipulative me paranë publike. 

4. Draft-ligji pretendon të krijoj alibi  dhe presedan qe institucionet supreme të kulturës në të ardhmen të udhëhiqen nga mediokritetet apo siç i quan Kryeministri Kurti ‘analfabetët funksional’ pa arsimim universitar. Draft-ligji për kinematografi, këto mediokritete të paarsimuaramadje i vesh me atributet ligjore si‘organ kryesor menaxhues dhe drejtues’ (fundi i citatit nga draft-ligji).

3.

Te gjitha institucionet supreme te kinematografisë ne Evrope udhëhiqen nga kineast të shquar me përgatitje superiore universitare nga lëmi i kinematografisë. Është praktikë ligjore në vend, që drejtori i një ndërmarrje apo institucioni publik qendror të jetë profesionist i shquar me arsimim universitar. Hartuesit e këtij draft ligji, shlyerjen e normës për përgatitjen profesionale te drejtorit të QKK-së, i cili detyrimisht duhet te ketë arsimim universitar nga lëmi i kinematografisë, po ashtu e kanë bërë për nevoja meskine. Meqenëse qe dy vjet QKK mbahet peng pa drejtor, atëherë ligji i ri, do ti krijoj mundësi Ministrit që ta emëroj ndonjërin nga shokët apo bashkë-ortakët e bizneseve të tijtë paarsimuar.

5. Draft-ligji pretendon te shtoj  si normë ligjore tëashtuquajturin rabat prej 30% për të financuar filma ndërkombëtar, seriale dhe veprimtari të tjera të dyshimta nga buxheti i Kosovës duke diskriminuar në mënyrë shumë të vrazhdë kineastët kosovar. 

Po e marrim një shembull te thjeshtë: Nëse një kompani turke apo serbe, bashkë me kineastet serb apo turq, vjen në Kosove për të xhiruar një film apo një serial, shteti i Kosovës, atyre obligohet që t’ua rimbursoj shpenzimet në masë prej 30% nga buxheti i shpenzuar. Kurse, nëse një kompani kosovare me kineastë kosovar, xhiron një film në Kosovë, ajo detyrohet t’ia paguaj shtetit 18% TVSH, 10% tatim ne burim dhe 10% taksë për trustin pensional, qe i bie rreh 40% nga buxheti i shpenzuar. Një diskriminim i tille për artistet e shtetit te vet, dhe një privilegj aq zemërgjerë për kineastët e huaj,  pa fije dyshimi qe s’mund ta imagjinoj as mendja me e retarduar politike e ndonjë shteti diktatorial! I ashtuquajturi rabat nga ‘draft-ligji për kinematografi’ i MKRS-së praktikohet ne bote si ‘tax incentives dhe implementohet në përqindje të taksave tatimore të atij shteti ekskluzivisht për vepra kinematografike dhe jo për seriale dhe veprimtari audio-vizuale komerciale. Në shtetet e tilla, kinematografia vendore dhe filmbërësit vendor janë te liruar nga çdo lloj tatimi dhe janë të privilegjuar e të sponsorizuar nga shumëburime, fonde e fusha të ekonomisë.

6. Draft-ligji pretendon të shtoje si substancë veprimtarinë audio-vizuale, si një shtrirje të pakufishme veprimtarishamatore e komerciale ne emër të cilave pastaj do te zhvatej me lehtësi buxheti i kinematografisë.

Sipas Këshillit Superior dhe Instituti Kombëtar Audio Vizual te Francës, atdheut te lindjes se kinematografisë, kinematografia artistike nuk mund te barazohet me  veprimtarinë audio-vizuale. Sipas këtij Këshilli ‘Veprat audio-vizuale janë  lajmet dhe reportazhet informative, emisionee zhanrit televiziv “varietete”,  video-lojërat, emisionet jo fiktive kryesisht të prodhuara ne set, transmetimet sportive, reklamat, teleshopingu, vet-promovimet, shërbimet e teletekstit. (fundi i citatit), si dhe veprimtaritë e gjera te rrjeteve sociale e platformave vizuale ne internet, si youtube, vimeo, tik-tok, e qindra rrjete e platforma të tjera qe prodhojnë dhe distribuojnë përmbajtje te ndryshme audio-vizuale, para se gjithash tënatyrës komerciale.

7. Draft-ligji pretendon të shtoj si veprimtari kinematografikeedhe serialet, për qëllime biznesi, për të pasur mundësi ligjore që pastaj Kosovën ta kthej në një lloj ‘studio’ tëserialeve akulturizuese turke përmes të cilave do të zhvatej buxheti i Kosovës dhe do të krijohej mundësia e shpëlarjessë parave të pista. (Një tendencë të tillë e ka shprehur haptas para përfaqësuesve te PRO ARTE njëri ndër hartuesit e ligjit, person i afërt me Ministrin.)

8. Draft-ligji pretendon të përvetësoj pasurinë dhe trashëgimin e Kosova-filmit duke e shndërruar atë ne një lloj arkivi përbrenda QKK-së qe poshto është një presedan ipashembullt në praktikat Evropiane.

9. Me një fjalë, poqe se do të shndërrohet në ligj ky dokument anakronik e dashakeqëse, i cili duket se është hartuar nga një klan anonim e amator i shokëve të Ministrit, në Kosovë do të filloj një etapë e re Sui Generis. Ky draft-ligj që tash për tash nuk është asgjë tjetër përveç një tentativë tinëzare e Ministrisë së Kulturës për të mos marrë përgjegjësi përvënien e rregullave dhe zbatimin e ligjit në luftën  kundër korrupsionit e krimit të organizuar në fushën e kinematografisë, në të ardhmen do ta krijoj një ligj që e lejon dhe e stimulon atë.

Në vend se të thellohet lufta kundër krimit ekonomik dhe shkeljeve të drejtave elementare e kushtetuese të kineastëve, praktikë kjo që po mbretëron në Qendrën Kinematografike të Kosovës, Ministria e Kulturës vendos që të hartoje një ligj të ri për legalizimin e shkeljeve ligjore paraprake.  Nësedo te kaloj ky projekt-ligj me arrogancën e numrave, tash e tutje do të filloj një praktikë e re në legjislativin e Kosovëstash e tutje, buxhetin e shtetit dhe pronat publike, do të VIDHEN ME LIGJ!

Kjo praktikë, padyshim se në aspektin formal do të zvogëloj statistikat e krimit të organizuar dhe korrupsionit, sepse në të ardhmen e afërt, në Kosovë aktet ligjore mund që të mosmbrojnë të drejtat, obligimet dhe liritë e qytetarit, por do tëmbrojnë, stimulojnë dhe garantojnë krimin e organizuar,korrupsionin dhe autoritarizmin. 

 këndejmi, lusim Komisionin për Arsimim, Shkencë, Teknologji, Inovacion e Kulturë të Kuvendit të Kosovës, lusim grupet parlamentare të partive politike të përfaqësuara në  Kuvendin e Kosovës, lusim Kryetarin e Kuvendit, që në mënyrë kategorike ta refuzojnë këtë draft-ligj të rrezikshëm dhe të papranueshëm për drejtësinë e një vendi demokratik

Po ashtu, lusim MKRS-ne dhe Qeverinë, që nëse pretendojnë të hartojnë një ligj të ri, më bashkëkohor se ai i vjetri, te krijojnë një grup profesionistësh dhe ekspertëshnga komuniteti me përfaqësim të gjërë të shoqatave të kineastëve, me përfaqësim të Fakultetit të Arteve, tëAkademisë së Arteve dhe Shkencave dhe me ekspert ligjor të MKRS-së e të pavarur, për ta krijuar një draft të ri që ka qëllime të qarta, përmbajtje, e norma të sakta ligjore. Njëligj që garanton zhvillimin dhe mundëson funksionimin e kinematografisë, e jo një ligj qe rrënon e shkatërron njëveprimtari shumë të rëndësishme për krijimin e identitetit kulturor të Republikës së Kosovës. Një ligj që legalizon krimin e organizuar dhe korrupsionin. Një ligj qe shërben vetëm për klanin e interesit te Ministrit.

Draft-ligji i ri qe sillet para Kuvendit të Republikës në emër të reformës dhe përparimeve legjislative, ne realitet ështëligji me retrograd që është sjellë ndonjëherë ne Kuvendin e Kosovës.

Dhe për fund, Ligji për kinematografi nr.2004/22, i cili është në fuqi, është hartuar nga Ive Roland, profesor i teorisë sëfilmit ne Universitetin e Sorbonës dhe ish Kryetar i Komitetit për Kinematografi në Këshillin e Evropës. Ligji ështëndihmuar edhe nga i gjithë komuniteti i kinematografisë sëKosovës, është krijuar si model i Ligjit francez, ligjit gjerman dhe ligjit anglez. Ligji si epiqendër ka krijimin e QendrësKinematografike të Kosovës, sipas modelit të CNC “Centre National du Cinéma et de l’Image Animée” të Francës. Nga fillimi i funksionimit te Qendrës Kinematografike, në Kosove ka filluar të ringjallet dhe zhvillohet kinematografia e cila ka arritur një shkalle pjekurie dhe rezultate për lakmi.

Për te kuptuar naivitetin dhe qëllimet dashakëqia të draft-ligjit për kinematografi te cilin e propozon MKRS-ja, ju lusim që ta krahasoni me Ligjin nr.2004/22 (Ligjin e vjetër përkinematografi), Vetëm kaq dhe do te kuptoni dallimet e papranueshme.

Me shpresë se këtë kërkesë tonën do ta trajtoni seriozisht, paraprakisht ju falënderohemi!

Shoqata e artistëve të filmit PRO ARTE / KultPlus.com

Të ngjajshme