10 Gusht, 2023 - 7:30 pm
Disa filma të suksesshëm amerikanë në muajt e fundit janë pritur keq në Lindjen e Mesme për nxjerrjen në pah të homoseksualëve dhe transgjinorëve.
“Ndalohet shfaqja e filmave “Barbie” dhe “Talk To Me””, tha presidenti i bordit për censurën e kinemasë Lafi Subaiei.
Ai shpjegoi se autoritetet mund të ndalojnë çdo gjë që cenon moralin publik, rendin publik dhe traditat duke futur ide të huaja në shoqëri.
“Përpara se të merrnin një vendim, autoritetet kërkuan fshirjen e disa skenave të turpshme që nxisin sjellje të papranueshme”, tha ai, pa specifikuar se për çfarë bëhej fjalë.
Ndërkohë, ministri libanez i Kulturës tha dje se kërkoi ndalimin e “Barbie”, duke gjykuar se promovon dhe inkurajon homoseksualitetin./abcnews.al/KultPlus.com