26 Shkurt, 2022 - 12:49 pm
“Peaky Blinders” zyrtarisht po i vjen fundi. Seriali i BBC me protagonist Cillian Murphy është gati të publikojë sezonin e tij të 6-të dhe të fundit nesër. Pas përfundimit të fundit të sezonit të 5, fansat janë të etur të dinë se çfarë do të bëjë Tommy Shelby në pjesën e fundit të serialit që zhvillohet në Birmingham pas Luftës së Parë Botërore.
Sezoni i fundit do të shfaqet premierë më 27 shkurt në BBC One. Do të jenë gjashtë episode që do të publikohen çdo të dielë. Seriali do të transmetohet dhe në iPlayer. Ndërkombëtarisht, pesë sezonet e serialit janë të disponueshme për transmetim në Netflix, megjithëse data e publikimit për sezonin e ri nuk është konfimuar ende.
Sezoni u shty vazhdimisht prej pandemisë. Episodi i fundit i serialit u transmetua në vitin 2019. Sezoni i fundit do të ketë disa aktorë që do të përsërisin rolet e tyre, duke përfshirë Cillian Murphy si Tommy Shelby, Paul Anderson si Arthur Shelby, Finn Cole si Michael Grey dhe Sophie Rundle si Ada Thorne, Tom Hardy si Alfie Solomons. Nga sezoni i kaluar do të kthehet edhe Sam Claflin në rolin e Oswald Moseley. /abcnews/ KultPlus.com