3 Nëntor, 2021 - 3:29 pm
Filmi “Zgjoi” me skenar dhe regji të Blerta Bashollit është duke zgjuar interesim të jashtëzakonshëm te audienca e Kosovës, shkruan KultPlus.
Këto ditë është duke u shfaqë në Cineplexx, dhe përgjegjësit e kësaj kinemaje kanë njoftuar se vetëm për pesë ditë, filmi “Zgjoi” është parë nga 5200 persona.
“Filmi Zgjoi është në rrugë për t’i thyer të gjitha rekordet e shikueshmërisë për filma vendorë
5200 bileta të shitura për vetëm 5 ditë!
Përmendi personat që duhet ta shohin këtë super-film”, është thënë në njoftimin e Cineplexx Kosova.
Filmi që ka për bazë historinë e Fahrije Hotit, gruas që ngriti biznesin e ajvarit në Krushë të Madhe, tashmë ka marë shumë shpërblime edhe në nivel ndërkombëtar, sikurse që është duke u shfaqë në rrjete të kinemasë, poashtu në nivel ndërkombëtar.
Filmi është propozuar nga Kosova edhe për çmimin prestigjioz Oscar. Rolin e Fahrije Hotit e luan aktorja Yllka Gashi, e cila së fundi edhe u shpërblye për rolin më të mirë në Festivalin e Filmit në Spanjë./ KultPlus.com