19 Gusht, 2018 - 8:20 pm
Ditë më parë përfundoi edicioni i dytë i Festivalit për të Drejtat e Njeriut “Mobikino”, shkruan KultPlus.
Ky festival nuk është statik, por lëviz me një kombibus nga njëra komunë në tjetrën, brenda dhe jashtë vendit për t’u dhënë mundësinë publikut edhe nga vende të vogla që të shijojnë ngjarje të shfaqjes së filmit dokumentar tematik.
Në edicionin e sivjemë ishin në total 4 filma dokumentar, koproduksion vendor-ndërkombëtarë ku u shqua filmi “Zoti i Shpisë” i regjisorës hollandeze Daniëlle Bremer dhe producentit Edon Rizvanolli. Ky film solli në mënyrë brilante tek publiku historinë e një gruaje kosovare e portretizuar në karakterin e Gjejranës dhe me një narracion interesant për pjesë të Kanunit që ka të bëjë kryesisht për gruan dhe burrin.
Festivali Mobikino u organizua në komuna brenda Kosovës, në Luginë të Preshevës dhe për herë të parë ishte prezent edhe në Maqedoni, më saktësisht në Komunën e Likovës.