8 Nëntor, 2018 - 6:03 pm
Fituesja e çmimit Oscar Emma Thompson është nderuar me një nga çmimet më të larta të Britanisë.
Ajo mori titullin nga Princi William në ceremoninë e mbajtur në Buckingham Palace të mërkurën në mëngjes për kontributin e saj në art si një prej aktoreve më të mira të Britanisë.
Ylli 59-vjeçar mbërriti në pallat e veshur sportive me një kostum ngjyrë blu dhe një palë atlete të bardha, që na kujtoi daljet e shpeshta sportive të kryeministrit Edi Rama në samitet politike.
Me sa duket veshja e atleteve në evente kaq formale po kthehet në një modë mes figurave të njohura, që përcjellin mesazhin e komfortit dhe rehatisë. /KultPlus.com