Pesë filma shqiptarë para audiencës në Toronto

5 Nëntor, 2018 - 9:00 am

Rrëfime shqiptare të shtjelluara nëpërmjet filmave të shkurtër, janë shpalosur para audiencës në qytetin kanadez të Torontos, në kuadër të një aktiviteti të titulluar “Nata e filmit të shkurtër shqiptar”.

Pesë filma të shkurtër u bënë pjesë e edicionit të dytë të ngjarjes që u mbajt të shtunën mbrëma në sallën “Jackman Hall” të AGO-s, në qendër të qytetit. “Ballkoni” me regji të Lendita Zeqirajt, “Brenda ka dritë” me regji të Rea Surroit e Dardan Selimajt, “Gulia” i Rigers Shimaj, “Qyteti i Mureve” nga Eno Çarka dhe “Kanarinët e Dinë” nga Kaltrina Krasniqi, janë filmat që u shfaqën në kuadër të edicionit të sivjetmë të ngjarjes së organizuar nga “Albanian Film Associacion” (Asociacioni i Filmit Shqiptar), shkruan KD.

Dy filmat nga Kosova, “Ballkoni” (2013) dhe “Brenda ka dritë” (2014) janë filma të shkurtër që kanë pasur sukses./KultPlus.com

Të ngjajshme