21 Prill, 2023 - 3:00 pm
Bazuar në romanin “Peter and Wendy” dhe i frymëzuar nga filmi i animuar klasik i vitit 1953, “Peter Pan & Wendy”, është historia e përjetshme e një vajze të re, e cila duke sfiduar dëshirat e prindërve të saj për ta ndjekur shkollimin jashtë vendit, udhëton larg shtëpisë me dy vëllezërit e saj më të vegjël në Neverlandin magjik.
Atje, ajo takohet me një djalë që refuzon të rritet, një zanë të vogël dhe një kapiten pirat të keq dhe së shpejti ata e gjejnë veten në një aventurë emocionuese dhe të rrezikshme, shumë larg familjes së tyre dhe rehatisë së shtëpisë.
Nëpërmjet trailerit të sapolansuar, fansat prezantohen me aktoren Yara Shahidi si Tinker Bell, zanën e vogël që ndihmon Peterin dhe Wendyn në udhëtimin e tyre, derisa ylli i njohur britanik, Jude Law, vjen si kapiteni i frikshëm, i cili është në gjueti për Peterin.
“Peter Pan & Wendy”, me regji të David Lowery, është ndër filmat e fundit që ekranizojnë tregimet ikonike për fëmijë, pas filmave “E bukura dhe Bisha” dhe “Sirena e Vogël”.
Ai lansohet për publikun e gjerë përmes platformës Disney+ nga 28 prilli. / KultPlus.com