11 Qershor, 2018 - 1:00 pm
Saranda në cepin jugor të Shqipërisë, ka qenë gjithnjë një destinacion i kërkuar dhe i frekuentuar nga shqiptarët.
Kjo foto e vitit 1989 nga arkivi i Agjencisë Telegrafike Shqiptare, dëshmon më së miri se Saranda ka qenë gjithnjë qyteti i pushimeve.
Perla e jugut edhe pse në atë kohë nuk ishte e shumë e aksesueshme për shkak të distancës së largët, ishte e lakmuar sidomos nga çiftet e reja në ditët e tyre të pushimit pas martese.
Nga kjo foto shihet se ka jo vetëm popullim nga pushuesit e shumtë në brigjet e saj, por duket qartë edhe arkitektura tipike të kohës./ ata