21 Janar, 2020 - 4:00 pm
Prej vitit 1990, Hank Azaria, i cili është i bardhë, ka vetëstilizuar një theks të “stereotipizuar” indian për Apu Nahasapeemapetilon, pronarin e dyqanit “Kwik-E-Mart” në seritë e animacionit “The Simpsons”.
Apu njihet për frazën e tij: “Faleminderit, eja përsëri”. Por, krijuesit e “The Simpsons” ishin subjekt i kritikave në fund të vitit 2017, me publikimin e një dokumentari nga komediani Hari Kondabolu, i cili intervistoi artistët e tjerë me origjinë indiane dhe nga Azia jugore për të dokumentuar ndjenjat e tyre për personazhin. Në dokumentarin “The Problems with Apu”, komediani krahason portretizimin që të bardhët ia bëjnë një karakteri indian me atë të një afrikano-amerikani.
Dokumentari citoi Azarian, duke folur në një intervistë të mëparshme. ”Që në ishte: “’a mund të bësh një zë indian dhe sa ofensiv mund ta bësh atë”, ka kujtuar ai, kur i ishte kërkuar ta bënte rolin.
Të dy, Azaria dhe krijuesi i “The Simpsons”, Matt Groening, nuk pranuan të shfaqeshin në dokumentar.
Por, tani Azari po largohet pas 30 vjetëve si Apu.
“E gjitha për të cilën jemi pajtuar është që unë nuk do ta bëj më zërin e Apus”, ka thënë Azari të premten për “SlashFilm”. “Se çfarë do të bëjnë ata me karakterin, u mbetet atyre. Është në duart e tyre, por nuk është se kanë marrë ndonjë vendim”.
Debati që ishte shkaktuar nga “The Problem with Apu” në një mënyrë të argumentueshme, ka qenë frymëzim për vendimin.
“Ideja se kushdo, i ri apo i vjetër, në të kaluarën apo tani, ishte ngacmuar, përqeshur apo edhe më keq, bazuar në karakterin Apus në ‘The Simpsons’, në zë apo çfarëdo karakteristikë tjetër, është shqetësuese”, ka thënë aktori, pasi që e kishte parë dokumentarin. “Dhe veçanërisht në Amerikën e pas 11 shtatorit, ideja që dikush ishte i margjinalizuar bazuar në të ose kishte një kohë të vështirë, ishte shumë shqetësuese për mua personalisht dhe profesionalisht”.
Por, disa adhurues të emisionit kanë argumentuar në mediat sociale se personazhi Apus, gjatë tri dekadave, kishte evoluar në një personazh kompleks, i cili kapërcen stereotipet.
Disa në mediat sociale argumentuan se të ashtuquajturit luftëtarë të drejtësisë sociale, po mbyllnin personazhin për hir të korrektësisë politike, një pikë që “The Simpsons” gjithashtu e bëri në vitin 2018 në një episod pas publikimit të “The Problem with Apu”.
Në këtë drejtim, moderatori irlandez Niall Boylan, ka thënë se “disa zëra të fyer janë duke diktuar atë që mund të themi”.
Të tjerët e mbështetën vendimin. Një komentues në Twitter ka thënë se aktori Azaria ka marrë një “mendim të duhur”
Por, prodhuesit dhe kompania “Fox Broadcasting” nuk e kanë konfirmuar akoma daljen e Azarias, ose fundin e personazhit Apu, i cili është pjesë e “The Simpsons” që në episodin e parë në vitin 1990.
Seriali i animuar, i cili u transmetua për herë të parë më 1989, ka fituar më shumë se 30 çmime “Emmy”. Dhe përkundër rënies së audiencës në vitet e fundit, prodhuesit e “Fox” kanë treguar besim dhe thanë që ata ishin të përkushtuar që të vazhdojnë “The Simpsons”, të paktën deri në sesionin e 32-të në vitin 2021. /KultPlus.com