Premiera e ‘Housekeeping for beginners’ shënon programin “LetItBe”

1 Shtator, 2024 - 8:30 pm

‘Housekeeping for Beginners’ është filmi i metrazhit të gjatë që sivjet shënon programin filmik LetItBe, kategori kjo unike e dedikuar për filmat me tematikë nga komuniteti LGBTIQ+.

PriFest, i cili është i vetmi festival në rajon që ka një kategori të veçantë filmash me subjekte nga komuniteti LGBTIQ+.

‘Housekeeping for Beginners’ ështe bashkëprodhim në mes të Maqedonisë së Veriut, Kroacisë, Serbisë, Polonisë dhe Kosovës.

Filmi sjell një histori që eksploron të vërtetat universale të familjes, qoftë ato në të cilat lindim, apo ato që i gjejmë për veten tonë.

Dita kurrë nuk ka dashur të jetë nënë, por rrethanat e detyrojnë atë të rrisë dy vajzat e të dashurës së saj, Mian dhe Vanesën. Mes betejave dhe mosmarrëveshjeve, ato formojnë një familje të pazakontë që duhet të luftojë për të qëndruar së bashku.

Goran Stolevski është regjisor dhe skenarist i filmit, ndërsa producentë: Marija Dimitrova, Klaudia Śmieja-Rostworowska, Ankica Jurić Tilić, Beata Rzeźniczek, Milan Stojanović dhe Blerta Basholli.

Luajnë: Anamaria Marinca, Alina Serban, Samson Selim, Mia Mustafi, Vladimir Tintor, Dzada Selim.

Edicioni 16-të i PriFest mbahet prej 10-15 shtator 2024 në Kino Armata./ KultPlus.com

Të ngjajshme