12 Mars, 2019 - 4:14 pm
Prishtina International Film Festival dhe Prishtina Film FORUM (PriFORUM) kanë kënaqësinë të shpallin të hapur thirrjen për aplikim në Best Pitch 2019.
Përmes kësaj thirrjeje ftohen për aplikim projektet e filmit artistik të metrazhit të gjatë në fazën e zhvillimit apo të financimit nga filmbërës nga Ballkani që e kanë vepër të parë apo të dytë projektin që e dorëzojnë. Projektet filmike të përzgjedhura do të marrin pjesë në ciklin 4-ditorë të zhvillimit të projektit që konsiston nga:
Pitching (prezentimi) para jurisë ndërkombëtare dhe audiencës
Seancë kokë-më-kokë me ekspertin financiar të EAVE në temën Planifikimi biznesor dhe strategjik I kompanisë në industrinë e filmit, strategjia e financimit dhe bashkëprodhimit për projektin filmik;
Seancë zhvillim skripte me ekspert te EAVE;
Seancë keshilluese me ekspert te distribuimit dhe shitjes se filmit.
BEST PITCH ka karakter garues, andaj seanca e pitchingut do të vlerësohet nga Juria Ndërkombëtare dhe vota e publikut të përbërë nga mysafirët e akredituar të festivalit (producente nderkombetar, fonde filmi, distributor dhe agjent shitjeje).
Të gjitha projektet e përzgjedhura për Best Pitch do të kenë mundësi të marrin pjesë edhe në Prishtina Rendezvous, pas seancës së pitchingut. Për të aplikuar në Best Pitch ju lutem klikoni në linkun ketu dhe plotësoni aplikacionin. Data e fundit për dorëzimin e projekteve është 20 Maj 2019.
PriFORUM është platformë zhvillimore e industrisë së filmit, pjesë integrale e PriFest – Prishtina International Film Festival, që do të ketë edicionin e 11-të në korrik 16-21 në Prishtinë, Kosovë. Ndërkohë datat e PriFORUM janë 18-21 korrik. Përvec Best Pitch, PriFORUM përmban në vete edhe dy module tjera:
PRISHTINA RENDEZVOUS, është fundjavë e dedikuar distributorëve ndërkombëtar të filmit dhe agjentëve të shitjes. Prishtina Rendezvous ka për qëllim që të mbledh së bashku talentët nga Ballkani duke u dhënë shansin që të takohen me disa nga kompanitë më të rëndësishme botërore të distribuimit dhe shitjes së filmit, të cilët ftohen në këtë fundjavë që të gjurmojnë projektet filmike nga regjioni I Ballkanit në fazën e tyre zhvillimore. Filmbërësit do të kenë shansin të artikulojnë idetë dhe storjet e tyre në ‘speed date style’ / takime individuale kokë-më-kokë.
KONFERENCA REGJIONALE lidhur me cështjet e industrisë së filmit, e përbërë nga diskutime në panel, prezentime nga ekspert ndërkombëtar në tema të ndryshme që kanë të bëjnë me industrinë e filmit si: distribuimi, shitja, bashkëprodhimi, financimi, si dhe workshope për aktorët dhe studentët. Filmbërësit nga regjioni ftohen të jenë present dhe të kenë mundësi të takojnë disa nga emrat e rëndësishëm të industrisë së filmit në Europë. Në një ambient më intim që e ofron PriFest, për dallim nga festivalet dhe marketet e mëdha të filmit, vëmendja e të gjithë mysafirëve ndërkombëtar është në projekte të Ballkanit dhe në këtë mënyrë ofron më shumë mundësi network-u dhe bashkëpunimi.
Gjate PriFORUM do të prezentohen edhe 3 festivale evropiane ne menyre qe filmberesit dhe mysafiret e festivalit te njihen me perseafermi me kriteret e ndryshme qe kane keto festivale per te pranuar filmat ne konkurrence si dhe cfare ofrojne ato.
Puna e PriFORUM dhe PriFest vlerësohet jashtë mase nga filmbërësit vendorë dhe Shoqata e Producentëve të Kosovës të cilët përfitojnë shumë nga këto takime.