“Prishtinë 2002” pjesë e festivalit më të madh të filmit në Islandë, Reykjavik International Film Festival

21 Shtator, 2023 - 10:55 am

Sukesesi i rradhës në kinematografinë Kosovare. Filmi “Prishtinë, 2002”, me regji nga Trendelina Halilit dhe producent Ermal Gërdovci është selektuar të jetë pjesë e festivalit më të madh të filmit ne Islandë, Reykjavik International Film Festival. Ky festival, çdo vit mirëpret artista të mëdhenj të botës së kinemasë.

Filmi tregon rrëfimin e Letit, një adoleshente, e cila fillon të shndërrohet në një karakter të ri për t’i bërë përshtypje shoqes së saj Donës, e cila është shumë imponuese.

“Prishtinë, 2002” pati premieren botërore në Clermont-Ferrand International Film Festival në France. Më pas rrugëtimi i filmit vazhdoi edhe në shumë festivale tjera.

“Prishtinë 2002” do të shfaqet në ekranet e Islandes në kuadër të edicionit të 20-të të festivalit, i cili do të mbahet përgjatë datave 28 shtator deri më 8 tetor 2023.

Realizimi i filmit është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës, dhe prodhuar nga shtëpia e filmit Kandërr. / KultPlus.com

Të ngjajshme