Prokuroria nis hetimet për serialin patriotik “Maqedonia”

15 Nëntor, 2017 - 4:30 pm

Prokuroria Themelore Publike pas njoftimin nga Drejtoria e Policisë Financiare, ka hapur procedurë parahetimore në lidhje me marrëveshjen mes Agjencisë për Film dhe një shtëpi produksioni e angazhuar për ta xhiruar serialin.

Prokurori publik kompetent do të merr gjitha aktivitetet për të vërtetuar faktet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Janë dhënë disa udhëzime dhe urdhra për mbledhjen e materialeve lidhur me procedurën e incizimit të serialit. Në këtë fazë të procedurës, një pjesë e provave të kërkuara tashmë është dorëzuar, ndërsa është kërkuar edhe plotësimi i tyre”, njoftoi PTHP.

Agjencia për Film e Maqedonisë këtë muaj bëri kontroll lidhur me ndarjen e mjeteve për xhirimin e serialit “Maqedonia”, me ç’rast janë konfirmuar lëshime, ka deklaruar zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski.

“Mjetet i janë ndarë produksionit ‘Jadran film’ dhe duhej të bëhet projekt serial artistik ‘Maqedonia’, por në pajtueshmëri me kohën e konfirmuar, 4 shtator të vitit 2017, pjesa e parë e serialit as që është xhiruar, e as që është porositur, ndërsa të hollat në vlerë prej 1,2 milionë euro janë transferuar”, tha Boshnjakovski.

Ai theksoi se dje në seancën qeveritare është marrë vendim se pjesa tjetër e të hollave, 4,6 milionë euro, aspak nuk do të transferohen, ndërsa do të kërkohet përgjegjësi edhe për këto të hollat të cilat tanimë janë transferuar, për shkak se servisi nuk është dorëzuar.

“As që është xhiruar diçka, e as që ka pasur për qëllim dikush të xhirojë, dhe në mënyrë plotësuese do të zbatohet hetim dhe do të prononcohen edhe institucione tjera kompetente për këtë situatë”, tha Boshnjakovski./ KultPlus.com

Të ngjajshme