Publikohet filmi rreth ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë më 1999

22 Nëntor, 2019 - 6:58 pm

Një videoxhirim i ri promovues i NATO-s, i publikuar ditë më parë, flet për misionin e kësaj aleance në Kosovë më 1999, ndërsa mediat e Beogradit shfaqin habinë pse kjo ndodh tani, duke thurur spekulime politike në stilin e tyre të intrigave.

Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jonathan Parish, në një moment në videoxhirim thotë se “konflikti në Kosovë shkaktoi krizë humanitare, e cila ishte shndërruar në kërcënim për stabilitetin e rajonit, dhe për këtë shkak ndërhyrja ishte e domosdoshme”, citojnë mediat e Beogradit.

“Ajo që NATO dëshiron ta bind opinionin është se nuk kishte zgjidhje tjetër pos të ndërhyjë, meqë shqiptarët e Kosovës po përballeshin me spastrimin etnik që po e zbatonte presidenti i atëhershëm i RFJ-së Sllobodan Millosheviqi i cili ishte i painteresuar për zgjidhje paqësore”, thekson gazetari i Rusia Today, Nebojsha Miliq. Sipas tij, “Zgjidhja paqësore që e kishte propozuar Aleanca, në fakt ishte ultimatum për të cilin dihej se do të refuzohej”. /syri.net/ KultPlus.com

https://youtu.be/U2wyk1Hjda0

Të ngjajshme