16 Tetor, 2023 - 12:51 pm
Teatri i Metropolit organizon edicionin e 7-të të Metro Fest, ngjarje kulturore e mrekullueshme që feston artin në të gjitha format e tij çdo sezon vjeshte.
Ky festival mbledh artistë të shquar, aktorë, muzikantë dhe krijues të talentuar nga skena mbarëshqiptare. Përmbledhja e shfaqjeve teatrale, koncerteve dhe performancave të ndryshme krijon një ambient të mbushur plot kreativitet dhe magji.
Metro Fest ofron një përvojë unike për të kuptuar dhe vlerësuar thellësinë e artit. Kjo ngjarje shënon një moment të veçantë në kalendarin kulturor të Teatrit Metropol duke mbledhur së bashku komunitetin artistik dhe publikun në një udhëtim emocionues.
Në këtë edicion janë përzgjedhur për t’u vendosur në skenë një larmi veprash:
Festivali çelet me veprën e Jeton Nezirajt, me regji të Kushtrim Koliqit, “Babai dhe Babai”, në datat 20 dhe 21 tetor;
Më pas do të shfaqen “Vazoja” nga Fatbardha Zyberi, me regji të Elona Hysenit;
“N’Konak”, koncert nga Ansambli Tirana, në datën 1 nëntor;
Në 3 nëntor, “Teatri sot”;
“Ata hyjnë pa trokitur”, vepër që mban autorësinë e regjisorit Armand Bora, që do të shfaqet në 8 data përgjatë muajit nëntor./atsh/KultPlus.com