17 Dhjetor, 2022 - 12:00 pm
Është publikuar traileri i shumëpritur “Barbie” por Warner Bros nuk ka zbuluar shumë rreth asaj që mund të presë audienca.
“Njerëzit menjëherë e kanë idenë, Margot po luan Barbie, unë e di se çfarë është kjo’, por qëllimi ynë është, ‘Çfarëdo që të mendoni, ne do t’ju japim diçka krejtësisht të ndryshme – diçka që nuk e dinit se e dëshironit”, tha Robbie për Hollywood Reporter.
Kasti i yjeve përfshin gjithashtu Ryan Gosling si Ken si dhe Will Ferrell, Issa Rae, Kate McKinnon, Simu Liu, Michael Cera, America Ferrera, etj. Filmi fillon me një skenë që reflekton: “Një Odise Hapësinore”.
Aktorja britanike Helen Mirren jep një zë parahistorik të kukullave dhe rëndësinë e Barbie të qenit një grua e rritur dhe jo një kukull. Në fillim ishte aktorja Anne Hathaway si kandidate për të interpretuar rolin e “Barbie” por skenaristët vendosësn që Robbie ishte më e përshtatshme për këtë rol.
“Barbie”, e realizuar nga prodhuesi i famshëm i kukullave Mattel, del në kinema më 21 Korrik 2023./ KultPlus.com