30 Shtator, 2020 - 9:50 pm
Është publikuar traileri i adaptimit të veprës së famshme të Charles Dickens, “Twist ”, nga Sky Cina, pjesë e të cilit është edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora, shkruan KultPlus.
Rolin kryesor në këtë film do ta ketë aktori Raff Law, i cili do të luaj Oliver Twist , Leona Headey në rolin e Sikes, këngëtarja shqiptare Rita Ora në rolin e Dodge, Sir Michael Caine në rolin e Fagin, Franz Drameh në rolin e Batesey, Sophie Simnett në rolin e Red dhe David Walliams në rolin e Losberne.
Traileri i filmit i cili tashmë edhe është publikuar, sjellë versionin e ri të Oliver Twist si një film krimi, ku çdo personazh do të ketë pseudonimin e tij të veçantë.
Versioni i ri sjellë Oliverin si një artist të rrugës që jeton në rrugët e Londrës kur një takim i rastësishëm me një bandë dashakeqëse, të udhëhequr nga Dogde (rol i luajtur nga Rita Ora), më pas do të tentojnë vjedhjen.
Banda po përpiqet të vjedhë një pikturë të paçmuar nga Losberne për hajdutin famëkeq Fagin dhe partnerin e tij të biznesit “psikopatik” Sikes.
Në film interpretojnë gjithashtu Noel Clarke, Jason Maza – të cilët ishin të dy producentë në “Twist” – dhe Tanya Burr.
Rita ndau me ndjekësit e saj trailerin e filmit “Twist”, duke shkruar në mbishkrimin e videos, emocionet e saj si aktore.
“Mezi prisja t’ju tregoja të gjitha këto! Këtu është ‘traileri’ i parë për ‘Twist’, shfaqja moderne e Oliver Twist që së shpejti do të dalë në Sky TV! Ishte një nder të fitoja shansin për të punuar jo vetëm me një nga heronjtë e mi të aktrimit të të gjitha kohërave, Michael Caine, por me kastin më të mirë të cilët ishin thjesht një kënaqësi për të punuar! Unë jam duke luajtur si ‘Dodge’, mezi pres që të gjithë ta shihni”, shkroi Rita Ora./ KultPlus.com