1 Tetor, 2021 - 1:30 pm
Filmi ”The Albanian Virgin” nën regjinë e Bujar Alimanit do të ketë premierën botërore këtë vit në edicionin e 37-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë, në kategorinë zyrtare të konkursit ndërkombëtar, por para se ta ketë atë, filmi tani ka zyrtarisht trilerin e tij, përcjell KultPlus.
Filmi zë vend në Shqipërinë e vitit 1958, ku një djalë dhe një vajzë rriten së bashku në të njëjtin fshat. Ata janë miqtë më të mirë. Luana është vajza e një njeriu shumë të respektuar, Agimi biri i tradhtarëve të cilët u ndaluan nga qyteti nga komunistët. Pavarësisht nga këto rrethana të pafavorshme, të dy ruajnë miqësinë e tyre për 10 vjet. Si një grua e re Luana përjeton gjithnjë e më shumë se të jesh grua është një mallkim dhe ndërmerr veprime të pazakonta, i jep fund situatës së saj si viktimë dhe fiton fuqinë për të vendosur vetë.
”Përpara çdo hapi të shtyrë nga çdo qëllim apo situatë, të vërë arsyen qoftë edhe duke e paguar shtrenjtë. Personazhi kryesor në film sakrifikon dashurinë e jetës së saj për një qëllim të lartë siç është drejtësia në vend. Por kur duhet ta thellojë akoma më shumë këtë, tërhiqet dhe vë në funksion arsyen”, pati thënë regjisori Alimani në një intervistë për KultPlus.
Lajmi u bë i ditur nga aktorja Rina Krasniqi, e cila në film mban rolin kryesor, atë të Luanës. / KultPlus.com