13 Prill, 2019 - 11:45 am
Momentet e puthjeve shpesh shënojnë një pikë klimaktike të tregimit të një filmi, mirëpo në filma të caktuar ato ngërthejnë diçka më domethënëse se sa vetëm një moment pasionant mes të dashuruarish.
Mediumi britanik, The Guardian, ka renditur 10 puthjet me domethëninien më të madhe në historinë e filmit duke nisur nga Casablanca që zë vendin e dhjetë me puthjen mes Humphrey Bogart dhe Ingrid Bergman.
Në vend të nëntë gjendet puthja e xhiruar nga Thomas Edison në vitin 1896 që konsiderohet të jetë një nga të parat e xhiruar ndonjëherë.
Indrig Bergman shfaqet sërish, por kësaj radhe në kuadër të filmit “Notorius” dhe këtë herë duke pasur për partner aktorin Cary Grant.
E shtata është puthja mes aktorit afro-amerikan Sidney Poitier dhe Katherine Houghton i xhiruar në një kohë kur në SHBA ishte e ndaluar martesa mes çifteve ndërracore.
Filmi L’Age d’Or i realizuar 89 vjet më parë shfaq aktoren Lya Lys teksa puth gishtërinjtë e këmbës së një statuje.
Në vendin e pestë është puthja në filmin “Swing Time” (1936), që nuk dihet nëse ka ndodhur mes Fred Astaire dhe Ginger Rogers ashtu siç parashihej të putheshin personazhet e tyre. Kjo pasi që ekziston një legjendë se gruaja e aktorit Astaire kishte refuzuar që burri i saj të puthte gra të tjera, e sidomos Rogers.
“Rear Ëindoë”, gjegjësisht puthja në këtë film, ku kritikët e kanë vlerësuar lart realizimin vizual të kësaj puthje që dërgon shikuesit e filmit në një dimension tjetër.
Ndërkaq, vendin e tretë është puthja e parë në ekran të madh mes dy meshkujve, madje në filmin e parë që kishte fituar Oskar.
Një nga filmat më të pëlqyer të të gjitha kohërave, The Godfather II, sjell po ashtu një nga puthjet më të famshme, dhe atë mes Michael Corleone-s dhe vëllait të tij, Fredo-s, ku Michael pasi puth vëllanë i tregon se e di që ai e kishte tradhtuar.
Me pak dyshim dhe debat vendin e parë e ka zënë filmi “Cinema Paradios” dhe montazhe e puthjeve nëpër filma – të cilat puthje ishin cenzuruar nga famullitari. Mirëpo, një bashkim i tyre në një klip të vetëm ngjall emocione të fuqishme jo vetëm tek personazhi kryesor i këtij filmi, por edhe tek të gjithë adhuruesit e këtij klasiku italian.