QKK dhe Austrian Film Institute nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në Berlin, synohen bashkëprodhime filmike dhe projekte të përbashkëta

15 Shkurt, 2025 - 6:22 pm

Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Austrian Film Institute (AFI) sot kanë nënshkruar një marrëveshje në Berlin për të forcuar bashkëpunimin në kinematografi.

Sipas një njoftimi në faqen zyrtare të Qendrës Kinematogafike të Kosovës në rrjetin social “Facebook”, kjo marrëveshje synon krijimin e mundësive të reja në industrinë e filmit ndërmjet të shtetit të Kosovës dhe të Austrisë.

“Marrëveshja synon bashkëprodhime filmike dhe projekte të përbashkëta, duke krijuar mundësi të reja për industrinë e filmit në Kosovë dhe Austri”, thuhet në njoftim./ KultPlus.com

Të ngjajshme