22 Gusht, 2023 - 2:41 pm
Qendra Kinematografike e Kosovës ka emëruar komitetin selektues për përzgjedhjen e filmit të Kosovës për edicionin e 96-të të Oscars.
Komiteti i emëruar përbëhet nga: Veton Nurkollari, Kaltrina Krasniqi, Sevdije Kastrati, Doruntina Basha, Fatmir Spahiu, Kushtrim Hoxha dhe Yllka Brada.
QKK-ja kishte hapur thirrjen në muajin korrik të këtij viti për propozime të filmave në kategorinë ‘film ndërkombëtarë/gjuhë e huaj’, i cili mund ta përfaqësoj Kosovën këtë vit.
Komiteti selektues i lartëcekur, do të bëjë përzgjedhjen e filmit që do të dërgohet si propozim i cili mund ta përfaqësoj Kosovën në Akademinë Oscars./KultPlus.com