6 Gusht, 2019 - 11:25 am
Qendra Kinematografike e Kosovës ka hapur thirrjen për propozime për Oscar.
QKK ka ftuar të gjithë të interesuarit që të dërgojnë propozime për konsiderim për çmimin Oscar për kategorinë për film në gjuhë të huaj, i cili mund ta përfaqësoj Kosovën këtë vit. Sipas njoftimit të QKK-së, të drejtën e konkurrimit e kanë të gjithë filmat e metrazhit të gjatë nga Kosova.
“Të drejtën e konkurimit e kanë të gjithë filmat e metrazhit të gjatë nga Kosova që janë shfaqur apo do të shfaqen për shtatë ditë rresht në kinematë e Kosovës duke filluar nga data 1 Tetor 2018 dhe jo më larg se data 30 Shtator 2019 dhe të cilët i plotësojnë kushtet tjera të vëna nga “Academy of Motion Picture Arts and Sciences”, thuhet në njoftimin e QKK-së.
Data e fundit për dërgimin e propozimeve është 15 shtator 2019.
Kushtet e aplikimit i gjeni më poshtë: FOREIGN LANGUAGE FILM AWARD — Rule Thirteen — fq.16:
https://www.oscars.org/sites/oscars/files/92aa_rules.pdf
Propozimet mund të dërgohen përmes e-mail adresës: [email protected] Apo përmes postës: Qendra Kinematografike e Kosovës Rruga UÇK Nr. 273 10000 Prishtina Kosova. / KultPlus.com