9 Mars, 2021 - 6:10 pm
Me regji të Jasmila Zbanic, filmi “Quo Vadis, Aida” pas sukseseve të shumta kësaj radhe është nominuar edhe në ‘BAFTA’, e në të cilin luan edhe aktori shqiptar Alban Ukaj, shkruan KultPlus.
Filmi ‘Quo Vadis, Aida’ është nominuar në kategorinë e filmit më të mirë jo amerikan kurse regjisorja e këtij filmi Jasmila Zbanic në kategorinë e regjisorëve më të mirë.
Filmi “Quo Vadis, Aida”, është i bazuar në një ngjarje të vërtetë, të një përkthyeseje ndërkombëtare e cila ka shërbyer në atë periudhë në Bosnje dhe Hercegovinë.
Zbanic që është shpërblyer me filmin e saj “Grbavica”, ku edhe në vitin 2006 pat fituar Ariun e Artë në Berlin, duket se sërish ka kthyer vëmendjen e medieve dhe kritikëve të filmit.
Aktori shqiptar, Alban Ukaj që luan në këtë film ka rolin e përkthyesit Tarik./ KultPlus.com