6 Dhjetor, 2023 - 10:07 am
Premiera e shumëpritur e filmit të restauruar “Lulëkuqet mbi mure” do të mbahet sot në Kinema Millennium në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale fragmente nga filmi i restauruar ndërsa fton të gjithë që ta ndjekin në kinema.
Rama shprehet se filmin ikonë “Lulëkuqet mbi mure”, iu nënshtrua restaurimit në 4K të një studioje prestigjioze ndërkombëtare, ç’ka e bëri këtë xhevahir të artit shqiptar të paprekshëm për të gjithë brezat.
Premiera e filmit do të mbahet sot në orën 17:00, me praninë e regjisorit Dhimitër Anagnosti si dhe të aktorëve të filmit: Timo Flloko, Strazimir Zaimi, Krenar Arifi, Artur Hoxholli, Roland Ohri, Agron Domi./ atsh / KultPlus.com