16 Shtator, 2024 - 12:52 am
Sonte janë ndarë çmimet e edicionit të 16-të të PriFilm Fest, i cili ka filluar më 10 shtator ndërsa ka përfunduar sonte më 15 shtator, shkruan KultPlus.
“Çmimi për Regjisorin më të Mirë” është ndarë për regjisoren Una GUNJAK.
Una GUNJAK në PriFest është paraqitur me filmin EXCURSION, i cili ka qenë bashkëprodhim nga Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Serbia, Franca, Norvegjia dhe Katari./ KultPlus.com