16 Tetor, 2018 - 2:30 pm
Mit’hat Fagu rrëfen rrugëtimin e tij artistik në ish-Kinostudion “Shipëria e re”.
Një udhëtim në kinematografi, në të cilën më shumë kujton vuajtje sesa gëzime – që prej realizimit të filmit të parë dokumentar “Tregim për naftëtarët” e deri tek filmi artistik “Prita”.
Që fëmijë, filmat e animuar që shihte e afruan edhe më tepër me kinematografinë. Pasi kreu liceun për skulpturë, rrugëtimi i tij në art nuk ndali me kaq. Konkurroi sapo lexoi një lajmërim për bursë për kino-regjisor në Moskë. Nga 500 veta përzgjidhet i pari.
Por, fati nuk deshi që artisti të mbronte diplomën në Rusi. Pasi bëri tre vite. diplomën e dha në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë
Kineasti mendon se disa njerëz donin ta eliminonin që në vitin 1963, në realizimin e dokumentarit “Tregimit për naftëtarët”, dëshirë që u përforcua edhe me filmin “Prita”.
Në fakt, pas realizimit të filmit artistik “Prita” dhe “Në shtigjet e revolucionit tekniko-shkencor” ai dënohet me 12 vite punë krahu, si traktorist në Kamzë, shkruan ReportTV.
Prej 28 vitesh jeton edhe punon në Itali. /KultPlus.com