Regjisorja Lyce Grosejan prezantohet në Anibar me “Vizioni i femrës për seksin në animacion”

1 Gusht, 2018 - 1:30 pm

Në kuadër të programit special të edicionit të 9-të të Festivalit të filmit të animuar Anibar, sjellë regjisores Luce Grosejan nga Franca, shkruan KultPlus.

Ajo do të ligjerojë lidhur me temën “Vizioni i femrës për seksin në animacion”.

Kinemaja, interneti, gjegjësisht bota në të cilën jetojmë, ka mbuluar vizionin mashkullor të seksit, vizionin performativ, duke u fiksuar në dëshirën dhe epshin mashkullor.

Fatmirësisht në industrinë e animacionit ka regjisore të cilat vendosën ta eksplorojnë, dokumentojnë, dhe ofrojnë prezantime të reja të seksit në animacion.

Në vitin 2014 Luce Grosjean themeloi “Seve Films”, një kompani shpërndarëse me qëllim promovimin e filmave të studentëve në festivale të animacionit, por edhe për të regjisorëve të rinjë të talentuar.

Grosjean në vitin 2017, iu bashkua Miyu Productions për të krijuar Miyu Distribution, të specializuar në shpërndarjen në festivale dhe në shitje ndërkombëtare. Ajo është anëtare aktive në disa organizata në industrinë e animacionit sikurse “Les Femmes s’animent”, dhe organizata “Women in Animation”.

Grosejean, gjatë festivalit do jetë po ashtu edhe pjesëmarrëse në panelin i cili ndërlidhet me temën e edicionit të 9-të të festivalit që është 50/50 dhe në kuadër të kësaj organizohet paneli me temën: “Puna drejt barazisë në industrinë e filmit”.

The Vision of Woman about Sex in Animation” do mbahet më datën 16.08 në orën 14:00-16:00 në Kinemanë Jusuf Gërvalla.

Në anën tjetër “Puna drejt barazisë në industrinë e filmit” do mbahet më datën 15.08 në orën 17:00-18:00  në Galerinë e Arteve në Pejë.

Ardhja e saj mbështetet nga Ambasada Franqeze në Kosove. /KultPlus.com

Të ngjajshme