Reklama e fundvitit nga “Disney”, reklamë që preku shumë njerëz

15 Dhjetor, 2021 - 3:25 pm

Siç e ka bërë traditë, gjiganti ‘Disney’ ka publikuar spotin për festat e fundvitit. Në fokus është familja dhe titullohet “The Stepdad”, “Njerku”.

Në një familje me katër anëtarë, gruan dhe dy fëmijët, njerku e gjen të vështirë të hyjë në zemrën e fëmijëve të bashkëshortes, të cilët kanë humbur babain e tyre.

Reklama e pasqyron historinë në mënyrë shumë prekëse, por me një fund të lumtur. Dhe mesazh i nënkuptuar është sigurisht ai i barazisë racore. Lëvizja “Black Lives Matter” pati kulmin vitin e kaluar. /KultPlus.com

Të ngjajshme