30 Korrik, 2018 - 6:19 pm
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, ka ngushëlluar familjen Lumi me rastin e vdekjes së regjisorit dhe profesorit Bekim Lumi.
E respektuara familje Lumi,
Pikëllim e dhimbje të madhe na solli lajmi që profesori Bekim Lumi nuk është më në mesin tonë. Ndarja e parakohshme nga jeta e aktorit dhe regjisorit të shquar, është një humbje e madhe për familjarët dhe miqtë e tij, studentët dhe kolegët nga Universiteti i Prishtinës, artdashësit dhe gjithë qytetarët.
Profesor Lumi do të vazhdojë të jetoj në mendjet e studentëve dhe puna e tij do të rrojë gjatë në mesin e kolegëve, të cilët do të vazhdojnë të frymëzohen nga kreativiteti, arti dhe puna e tij.
Ne jemi krenar që patëm rastin që profesorin Lumi ta kemi pjesë të stafit akademik të Universitetit. Andaj, të gjithë ne miqtë, familjarët dhe studentët e tij, kujtimet e bukura me profesorin Bekim do i mbajmë përherë, ndërkaq rrugën e tij të punës dhe veprimit do e mbajmë të gjallë e do ta lartësojmë në vazhdimësi.
Në emër të organeve drejtuese, studentëve, stafit akademik dhe administrativ të UP-së, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta!
I paharruar qoftë kujtimi për profesorin Lumi! / KultPlus.com