Rihapen kinematë në Mumbai pas 18 muajsh

23 Tetor, 2021 - 7:00 pm

Kinematë u hapën sipas udhëzimeve të publikuara muajin e kaluar dhe projeksionet e para në salla u ndoqën nga një audiencë më e vogël se zakonisht.

Kinematë në Mumbai, kryeqyteti argëtues i Indisë, u rihapën sot pas më shumë se 18 muajsh, një vendim i autoriteteve lokale si pjesë e lehtësimit të masave epidemiologjike për shkak të rënies së numrit të infeksioneve të reja me COVID-19.

Kinematë u hapën sipas udhëzimeve të publikuara muajin e kaluar dhe projeksionet e para në salla u ndoqën nga një audiencë më e vogël se zakonisht, sipas të dhënave nga portali i shitjes së biletave “BookMyShow”.

Për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së virusit, vetëm personat me certifikata të vaksinimit kundër COVID 19 ose me një “status të sigurt” në aplikacionin shëndetësor shtetëror do të jenë në gjendje të shkojnë në kinema.

Maskat dhe kontrollet e temperaturës janë të detyrueshme ndërsa ushqimi dhe pijet nuk do të lejohen.

Qyteti i Mumbait, me rreth 20 milionë banorë, është një nga më të prekurit nga pandemia në Indi, por gradualisht po rihapet pas rënies së numrit të personave të infektuar dhe vdekur nga COVID-19.

Megjithatë, kinematë janë ndër vendet e fundit publike që rihapen, një lëvizje shumë simbolike në një qytet të njohur për industrinë e filmit Bollyëood.

Çdo vit, industria prej 2.8 miliardë dollarësh prodhon më shumë se 2.000 filma./KultPlus.com

Të ngjajshme