Rikthehet Festivali i Filmit Kino Kosova në Bernë

1 Shtator, 2023 - 10:40 am

Festivali i Filmit Kino Kosova ka njoftuar për rikthimin e tij të shumëpritur për të katërtin vit radhazi, për të shfaqur filmat më të mirë nga Kosova dhe diaspora.

Festivali i këtij viti premton të jetë një festë e përsosmërisë kinematografike, duke shfaqur një program të ngazëllyer me filma duke nisur nga data 20 shtator deri më 24 shtator në Bernë.

Nga 20 shtatori, adhuruesit e filmit do të mblidhen në Bernë për të shijuar një përzgjedhje të larmishme të filmave, duke përfshirë filma të shkurtër, dokumentarë dhe filma artistikë nga kineastët e njohur dhe talentet në zhvillim. Festivali i sivjetshëm do të shfaqë mbi 25 filma nga Kosova dhe diaspora si dhe nga Greqia si vend mysafir në bashkëpunim me Festivalin e Selanikut, duke i dhënë audiencës mundësinë për të përjetuar artin e kinemasë në të gjithë diversitetin dhe pasurinë e tij.

Përveç shfaqjeve, festivali do të ofrojë një ekspozitë artistike të artistit të njohur nga Prishtina Jakup Ferri, panel diskutime, koncert me Edona Vatocin nga Prishtina dhe dj set.

Pjesëmarrësit gjithashtu mund të presin me padurim seanca me pyetje dhe përgjigje me filmbërës të suksesshëm dhe aktore të talentuara, si dhe ngjarje të tjera dhe festa ekskluzive. / KultPlus.com

Lista e pjesëmarrësve:

Donjeta MejtaniRegjisore 
Lum CitakuRegjisor 
Irena AliuAktore 
Flaka KokolliAnimatore 
Ilir HasanajRegjisor 
Dea GjinovciRegjisore/ Moderatore për diskutimet në panel 
Flonja KodheliRegjisore 
Ilire VincaAktore 
Fisnik MaxvilleRegjisor 
Elena AvdijaRegjisore 
Mona RIzajRegjisore 
Dorentina ImeriRegjisore 
Aulone SelmaniRegjisore 
 
Jakup FerriArtist pamor 
 
Edona VatociKantautore 
Viola RrecajE-piano 
Tomor KuçiKitarë/ Bas 
Vedat HasaniBaterist 
 
Leart RamaArtist i zërit/ Regjisor 
 
Vendi mysafir 
Myrto PatsalidouRegjisore 
Georgis GrigorakisRegjisor 
Dimitris KanellopoulosRegjisor.

Të ngjajshme