4 Nëntor, 2021 - 7:00 pm
Garfield, apo macja favorite për shumë fansa të filmave nga e mbarë bota, do të kthehet sërish në skenë, por kësaj radhe me rol në film do të paraqitet edhe aktori i mirënjohur, Chris Pratt.
Pra, macja Garfield e cila në filmin e vitit 2004 shihet duke ngrënë lazanje, do të hijeshojë ekranet tona edhe një herë, e zërin për të do ta huazojë aktori Chris Pratt.
Nëse presioni është 140/90 – enët e gjakut duhet të pastrohen
Lidhur me këtë aktor, lajmi se ai do të huazojë zërin për personazhin Garfield ka habitur paksa fansat e tij.
Ata janë të habitur se si një aktor i Marvel luan rolin e një maceje.
Zërin për rolin e Garfield në fillimin e vitit 2004 e ka huazuar Bill Murray.
Sa i përket Pratt, ai edhe më parë ka huazuar zërin për role të tjera, si për atë të Diznit “Onëard” dhe atë të Ëarner Bros Lego Movie. Po ashtu është bërë e ditur se Pratt do tëparaqitet edhe me rolin e Marios, në filmin e adaptuar të Universal, Super Mario Bros.
Pratt është kritikuar për paraqitje edhe me rolin e Marios, dhe po kritikohet edhe për huazim të zërit për Garfilldin.
Macen me ngjyrë të kuqërremtë Garfield e krijoi karikaturisti Jim David. Atë e krijoi për stripin të cilin e publikoi në vitin 1978.
Filmi Garfield është inspirim nga aventurat e Garfildit, pronarit të tij Jim Arbuckle dhe rivalit të Garfield, qenit Odi. Të tre janë paraqitur në më shumë se 2,580 gazeta e revista, duke rezultzar kështu që Garfield të kryesojë si stripi më i publikuar në botë.
Filmi i ri me Garfield nuk është pagëzuar akoma.
Atë do ta lansojë në kinema Sony Pictures, por as data e lansimit nuk është bërë e ditur./KultPlus.com